Frazat relative të shqipes parë në këndvështrimin gjenerativist Studimi monografik “Frazat relative të shqipes parë në këndvështrimin gjenerativist”, është organizuar në shtatë kapituj. Kapitulli i parë është një paraqitje e shkurtër e parimeve të gramatikës gjenerative, e postulateve të teorisë X-bar dhe të ashtuquajturit Program Minimalist propozuar nga Chomsky (1992). Kapitulli i dytë sjell një panoramë të klasifikimit të frazave relative në studimet dhe gramatikat e ndryshme të shqipes, duke u nisur nga ato më të hershmet (Sheperi 1927, Xhuvani 1938, Rrota 1942, Cipo 1952, Prifti 1962, Domi 1964/5, Floqi 1965) e deri në ditët e sotme. Rishqyrtimi i këtyre studimeve, çon në përfundimin se analizat përshkruese nuk u japin përgjigje të kënaqshme problemeve që ngre struktura e veçantë e frazave relative. Në kapitullin e tretë paraqitet një përshkrim i thelluar i korpusit të plotë të frazave relative të shqipes.. Në kapitullin e katërt analizohet dallimi mes fjalive relative kufizuese dhe atyre shtuese, duke i parë si për nga mënyra e ndërtimit, lidhjeve që realizojnë me fjalinë kryesore, përzgjedhjen e mjeteve të lidhjes, shkallën e përdorimit të tyre, etj. Kapitulli i pestë paraqet studimin e frazave relative sipas kuadrit të teorisë gjenerative, një model teorik ky që nuk mjaftohet vetëm me përshkrimin e të dhënave, por synon të shpjegojë rregullat dhe mekanizmat bazë të ndërtimit të këtyre frazave. Në kapitullin e gjashtë, sillet një analizë e thelluar e frazave relative të gjuhës shqipe; trajton procesin e relativizimit dhe shqyrton aspekte të ndryshme të strukturës të këtyre ndërtimeve. Paraqeten dhe shqyrtohen disa argumente në të mirë të idesë se fjalia relative është komplement i determinantit edhe në gjuhën shqipe, e cila shfaq parametrin e pasvendosjes së determinantit lidhur me paraprijësin. Vëmendje e veçantë i është kushtuar analizës së mjeteve lidhëse, komplementuesit, përemrave lidhore dhe ndajfoljeve lidhore Kapitulli i shtatë plotëson kuadrin e përgjithshëm të frazave relative, me analizën e të ashtuquajturave relative të lira, që në gramatikën tradicionale lihen thuajse jashtë vëmendjes. Në pjesën më të madhe të gramatikave të shqipes, relativet e lira të tipit Kush punon, fiton., trajtohen si fjali të nënrenditura kryefjalore dhe kundrinore. Në termat e analizës DP, fjalia relative e lirë konsiderohet si komplement i një kokë Do, fonetikisht bosh. Autorja shpreh dyshimet e saj lidhur me këtë dhe e orienton analizën e relativeve të lira të shqipes sipas propozimit të Donati-t (2005), e cila argumenton se fjalia relative e lirë gjenerohet në pozicionin e fundëm të frazës, e më pas ngrihet drejt periferisë së majtë të saj.
Frazat relative të shqipes parë në këndvështrimin gjenerativist
Flora Koleci
2013-01-01
Abstract
Frazat relative të shqipes parë në këndvështrimin gjenerativist Studimi monografik “Frazat relative të shqipes parë në këndvështrimin gjenerativist”, është organizuar në shtatë kapituj. Kapitulli i parë është një paraqitje e shkurtër e parimeve të gramatikës gjenerative, e postulateve të teorisë X-bar dhe të ashtuquajturit Program Minimalist propozuar nga Chomsky (1992). Kapitulli i dytë sjell një panoramë të klasifikimit të frazave relative në studimet dhe gramatikat e ndryshme të shqipes, duke u nisur nga ato më të hershmet (Sheperi 1927, Xhuvani 1938, Rrota 1942, Cipo 1952, Prifti 1962, Domi 1964/5, Floqi 1965) e deri në ditët e sotme. Rishqyrtimi i këtyre studimeve, çon në përfundimin se analizat përshkruese nuk u japin përgjigje të kënaqshme problemeve që ngre struktura e veçantë e frazave relative. Në kapitullin e tretë paraqitet një përshkrim i thelluar i korpusit të plotë të frazave relative të shqipes.. Në kapitullin e katërt analizohet dallimi mes fjalive relative kufizuese dhe atyre shtuese, duke i parë si për nga mënyra e ndërtimit, lidhjeve që realizojnë me fjalinë kryesore, përzgjedhjen e mjeteve të lidhjes, shkallën e përdorimit të tyre, etj. Kapitulli i pestë paraqet studimin e frazave relative sipas kuadrit të teorisë gjenerative, një model teorik ky që nuk mjaftohet vetëm me përshkrimin e të dhënave, por synon të shpjegojë rregullat dhe mekanizmat bazë të ndërtimit të këtyre frazave. Në kapitullin e gjashtë, sillet një analizë e thelluar e frazave relative të gjuhës shqipe; trajton procesin e relativizimit dhe shqyrton aspekte të ndryshme të strukturës të këtyre ndërtimeve. Paraqeten dhe shqyrtohen disa argumente në të mirë të idesë se fjalia relative është komplement i determinantit edhe në gjuhën shqipe, e cila shfaq parametrin e pasvendosjes së determinantit lidhur me paraprijësin. Vëmendje e veçantë i është kushtuar analizës së mjeteve lidhëse, komplementuesit, përemrave lidhore dhe ndajfoljeve lidhore Kapitulli i shtatë plotëson kuadrin e përgjithshëm të frazave relative, me analizën e të ashtuquajturave relative të lira, që në gramatikën tradicionale lihen thuajse jashtë vëmendjes. Në pjesën më të madhe të gramatikave të shqipes, relativet e lira të tipit Kush punon, fiton., trajtohen si fjali të nënrenditura kryefjalore dhe kundrinore. Në termat e analizës DP, fjalia relative e lirë konsiderohet si komplement i një kokë Do, fonetikisht bosh. Autorja shpreh dyshimet e saj lidhur me këtë dhe e orienton analizën e relativeve të lira të shqipes sipas propozimit të Donati-t (2005), e cila argumenton se fjalia relative e lirë gjenerohet në pozicionin e fundëm të frazës, e më pas ngrihet drejt periferisë së majtë të saj.File | Dimensione | Formato | |
---|---|---|---|
Monografi_Frazat relative te shqipes pare ne kendveshtrimin gjenerativist.pdf
non disponibili
Licenza:
Copyright dell'editore
Dimensione
62.14 MB
Formato
Adobe PDF
|
62.14 MB | Adobe PDF | Visualizza/Apri Richiedi una copia |
I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.