Libri “Gjuhë shqipe, ushtrime dhe teste të zgjidhura”, për nxënësit e arsimit të mesëm të përgjithshëm synon zhvillimin e njohurive, shprehive gramatikore dhe drejtshkrimore si dhe përdorimin e saktë të gjuhës shqipe. Temat e ushtrimeve dhe të testeve janë konceptuar në përputhje me programin e Gjuhës shqipe të shkallës së pestë dhe të gjashtë (klasa X-XII) të lëndës “Gjuhë shqipe”, dhe kompetencat që kërkohen të fitohen përmes këtij programi të miratuar nga MAS-i, në dhjetor të vitit 2015. Parim bazë në ndërtimin e librit “Gjuhë shqipe, ushtrime dhe teste të zgjidhura”, ka qenë lidhja e kompetencave të fushës: të lexuarit, të shkruarit, përdorimi i saktë i gjuhës etj. me kompetencat kyçe: të menduarit, të mësuarit për të nxënë, kompetenca personale, kompetenca digjitale etj. Libri është i konceptuar në tri pjesë. Në pjesën e parë të librit: “Ushtrime mbi disa çështje të rëndësishme gramatikore” përfshihen ushtrime për disa çështje të rëndësishme gramatikore në morfologji dhe në sintaksë, si: klasat e fjalëve, lidhëzat, parafjalët, fjalëformimi, fjalitë e paplota, gjymtyrët e fjalisë. Për disa çështje të veçanta janë dhënë rregulla të një koncepti a çështjeje gramatikore. Në pjesën e dytë: “Teste gjuhësore sipas klasave” përfshihen teste me tema të grupuara sipas programit të secilës klasë (X, XI, XII). Për secilën klasë jepet një test përmbledhës me alternativa për t’i aftësuar nxënësit në zgjedhjen e saktë gramatikore, formulimin dhe pohimin e saktë për një koncept gramatikor si dhe në vetëvlerësimin e aftësive të tyre gjuhësore. Në pjesën e tretë, “Përgatitje për provimin e maturës - Teste gjuhësore” përfshihen 50 teste me ushtrime gjuhësore nga fusha e morfologjisë, sintaksës, drejtshkrimit dhe e leksikologjisë. Testet shoqërohen me tabelën e vlerësimit, me anë të së cilës, nxënësit mund të matin nivelin e tyre. Libri ka në përmbajtje të tij një “Përmbledhje gramatikore”, për disa çështje të rëndësishme gjuhësore, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë nxënësve kur zgjidhin ushtrimet e testeve. Libri shoqërohet edhe me një syth të veçantë: “Çelës për ushtrimet dhe testet gjuhësore”, në të janë dhënë zgjidhjet e ushtrimeve dhe testeve të këtij libri. Ky libër u shërben të gjithë nxënësve dhe mësuesve duke qenë se përmban ushtrime të zgjidhura për secilën temë gramatikore sipas secilit nivel shkollimi të arsimit të mesëm të përgjithshëm.
Gjuhë shqipe, ushtrime dhe teste të zgjidhura
Flora Koleci
2019-01-01
Abstract
Libri “Gjuhë shqipe, ushtrime dhe teste të zgjidhura”, për nxënësit e arsimit të mesëm të përgjithshëm synon zhvillimin e njohurive, shprehive gramatikore dhe drejtshkrimore si dhe përdorimin e saktë të gjuhës shqipe. Temat e ushtrimeve dhe të testeve janë konceptuar në përputhje me programin e Gjuhës shqipe të shkallës së pestë dhe të gjashtë (klasa X-XII) të lëndës “Gjuhë shqipe”, dhe kompetencat që kërkohen të fitohen përmes këtij programi të miratuar nga MAS-i, në dhjetor të vitit 2015. Parim bazë në ndërtimin e librit “Gjuhë shqipe, ushtrime dhe teste të zgjidhura”, ka qenë lidhja e kompetencave të fushës: të lexuarit, të shkruarit, përdorimi i saktë i gjuhës etj. me kompetencat kyçe: të menduarit, të mësuarit për të nxënë, kompetenca personale, kompetenca digjitale etj. Libri është i konceptuar në tri pjesë. Në pjesën e parë të librit: “Ushtrime mbi disa çështje të rëndësishme gramatikore” përfshihen ushtrime për disa çështje të rëndësishme gramatikore në morfologji dhe në sintaksë, si: klasat e fjalëve, lidhëzat, parafjalët, fjalëformimi, fjalitë e paplota, gjymtyrët e fjalisë. Për disa çështje të veçanta janë dhënë rregulla të një koncepti a çështjeje gramatikore. Në pjesën e dytë: “Teste gjuhësore sipas klasave” përfshihen teste me tema të grupuara sipas programit të secilës klasë (X, XI, XII). Për secilën klasë jepet një test përmbledhës me alternativa për t’i aftësuar nxënësit në zgjedhjen e saktë gramatikore, formulimin dhe pohimin e saktë për një koncept gramatikor si dhe në vetëvlerësimin e aftësive të tyre gjuhësore. Në pjesën e tretë, “Përgatitje për provimin e maturës - Teste gjuhësore” përfshihen 50 teste me ushtrime gjuhësore nga fusha e morfologjisë, sintaksës, drejtshkrimit dhe e leksikologjisë. Testet shoqërohen me tabelën e vlerësimit, me anë të së cilës, nxënësit mund të matin nivelin e tyre. Libri ka në përmbajtje të tij një “Përmbledhje gramatikore”, për disa çështje të rëndësishme gjuhësore, të cilat mund t’u vijnë në ndihmë nxënësve kur zgjidhin ushtrimet e testeve. Libri shoqërohet edhe me një syth të veçantë: “Çelës për ushtrimet dhe testet gjuhësore”, në të janë dhënë zgjidhjet e ushtrimeve dhe testeve të këtij libri. Ky libër u shërben të gjithë nxënësve dhe mësuesve duke qenë se përmban ushtrime të zgjidhura për secilën temë gramatikore sipas secilit nivel shkollimi të arsimit të mesëm të përgjithshëm.File | Dimensione | Formato | |
---|---|---|---|
Gjuhe shqipe ushtrime dhe teste te zgjidhura.pdf
non disponibili
Licenza:
Non specificato
Dimensione
2.01 MB
Formato
Adobe PDF
|
2.01 MB | Adobe PDF | Visualizza/Apri Richiedi una copia |
I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.