Përmes këtij libri zhvillohen kompetenca kyçe, të tilla si: zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues, human, digjital, social etj., të cilat do t’u shërbejnë nxënësve për ta përdorur drejt gjuhën në situata konkrete komunikimi. Për të përmbushur synimet e mësipërme, të shpalosura në program, struktura e këtij teksti i orienton nxënësit në zhvillimin e kompetencave të fushave të mësimit të gjuhës (përmbajtësore) dhe të kompetencave kyçe. Teksti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përfshin fushat përmbajtësore të programit, që lidhen me: zhvillimin e të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, të cilat, të gërshetuara me njëra-tjetrën, krijojnë një ansambël njohurish dhe praktikash ndërvepruese në tërë rrjedhën e tekstit. Pjesa e dytë e tekstit, e emërtuar sipas programit “Përdorimi i drejtë i gjuhës”, zbërthen në mënyrë shkencore dhe didaktike tema dhe kompetenca, të cilat lidhen me leksikologjinë, gramatikën (fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën e shqipes), në vazhdimësi të programit të klasës së gjashtë. Kjo pjesë krijon mundësinë për ta njohur dhe përdorur drejt sistemin morfo-sintaksor dhe drejtshkrimor të shqipes. Paketa e ushtrimeve që shoqëron tekstin, ndihmon nxënësit në përvetësimin e kompetencave të kërkuara nga programi i lëndës. Gërshetimi i pjesës së parë të lëndës me pjesën e dytë është një tipar tjetër i Gjuhës shqipe 7, i cili mundëson dhe lehtëson punën me llojet e teksteve dhe me njohuritë për gjuhën.

Gjuha shqipe 7/ Albanian Language 7

Flora Koleci
2018-01-01

Abstract

2018
978-9928-200-79-2
File in questo prodotto:
File Dimensione Formato  
Gjuha shqipe 7.pdf

solo utenti autorizzati

Licenza: NON PUBBLICO - Accesso privato/ristretto
Dimensione 146.51 MB
Formato Adobe PDF
146.51 MB Adobe PDF   Visualizza/Apri   Richiedi una copia

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/11587/489786
Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact