Teksti Gjuha shqipe 11 është hartuar sipas kritereve të programit të kësaj lënde me kurrikulën e re, të bazuar në kompetenca. Synimi i tekstit është përgatitja dhe formimi i individëve të aftë për të demonstruar njohuri, aftësi, shkathtësi dhe vlera, duke përmbushur kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Këtë mision të tij, teksti e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave, të cilat janë kultivuar ndër vite te nxënësit, por që thellohen në mënyrë të natyrshme gjatë klasës së njëmbëdhjetë. Teksti është organizuar në pesë module. Çdo orë dhe temë mësimore kontribuon për zhvillimin e kompetencave të lëndës dhe atyre kyçe, kështu të pesta modulet ndërlidhen dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Në të pesta këto module, gjenden të shtrira pesë kompetencat e lëndës sipas fushave: • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. • Të lexuarit e teksteve të ndryshme. • Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. Temat e këtyre moduleve, gjithashtu janë konceptuar në mënyrë të tillë që nxënësit çdo orë flasin, dëgjojnë, lexojnë, shkruajnë dhe fitojnë njohuri dhe shkathtësi rreth sistemit gjuhësor. Teksti bazohet në parimin e integrimit të njohurive ndërlëndore (gjuhësore me ato të llojeve të teksteve), por edhe në lidhjet me fushat dhe lëndët e tjera mësimore, si: arti, historia, TIK-u etj. Ai synon përmbushjen e objektivave përkatëse, gjatë gjithë shtrirjes së vet, në përputhje të plotë me programin, nëpërmjet një spektri të gjerë elementesh: njohurive teorike, shembujve konkretizues, llojeve të teksteve, ushtrimeve që ngulitin njohuritë dhe shkathtësojnë procesin e të nxënit, materialeve plotësuese; e të gjitha këto vijnë të përshtatura me nivelin e synuar të arritjeve të nxënësve.

Gjuha shqipe 11 / Albanian Language 11

Flora Koleci
2020-01-01

Abstract

2020
978-9928-228-87-1
File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/11587/489789
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact